Fuchs: Greqia ka falimentuar
Athinë, 4 tetor - Greqia ka falimentuar dhe ndoshta do të nevojitet një shkurtim të paktën 50 për qind të borxhit të saj tha udhëheqësi i grupit parlamentar të Gjermanëve Kristianodemokratë (CDU) Michael Fuchs.
Në një intervistë për gazetën «Rheinische Post», Fuchs, në kundërshtim të plotë me atë që thuhet nga Angela Merkel, argumentoi se sado para ti sigurojë Bashkimi Evropian, Greqia ka falimentuar.
Nuk ka zgjidhje tjetër për ne, se sa të pranojmë reduktim të paktën 50% të borxhit të Greqisë, tha ai.