Ftohet në intervistë për Kur Prishtina
Prishtinë, 26 maj Bordi i Drejtorëve të KURPrishtina sh.a. mbajti takim formal gjatë ditës së djeshme dhe pasi që bëri analizimin e aplikacioneve të kandidatëve të mundshëm të cilët kanë aplikuar për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina sh.a. ka vendosur, që për hir të transparencës, të ua krijoj mundësinë të gjithë kandidatëve që aplikuan për këtë pozitë ti ftojë në intervistë, pa dallim, me kusht që të gjithë prej tyre gjatë intervistimit të sjellin me vete dhe prezantojnë para komisionit, dokumentet origjinale të kërkuara sipas kritereve të konkursit të datës 21.03.2016.
Njëkohësisht, Bordi i Drejtorëve të KURPrishtina sh.a. ka vendosë që të bëjë rishpalljen e konkursit për pozitën e Zyrtarit të Lartë Financiar të kompanisë, për faktin se nuk kishte kandidatë të mjaftueshëm të cilët kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kriteret e konkursit për këtë pozitë. Arsyeja e marrjes së dy vendimeve gjatë ditës së djeshme nga Bordi i Drejtorëve të KURPrishtina sh.a. bazohet në përkushtimin dhe zotimin e tyre, që të bëjnë përzgjedhjen e duhur meritokratike përmes procedurës transparente dhe objektive të rekrutimit të kandidatëve për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv dhe Zyrtarit të Lartë Financiar.