14 Nëntor 2024

FSSHCRK kërkon zbatimin e Ligjit të pagave të shërbyesve civilë

Prishtinë,  27 maj - Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë në Republikën  e Kosovës (FSSHCRK) me kujdes të veçantë është duke i rishikuar disa nga dokumentet dhe rregullat që prekin drejtpërdrejt fushëveprimin e punës së shërbyesve civilë në institucionet e Republikës së Kosovës.

FSSHCRK-ja ka analizuar Draftin e Reformës në Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës, - si nismë për reformat në administratën shtetërore për periudhën 2015-2020. Drafti si dokument nismëtar për reformën në shërbimin civilë të Kosovës ka një rëndësi të veçantë në ngritjen e profesionalizmit në administratën shtetërore të Kosovës. Prandaj, FSSHCRK vlerëson se profesionalizmi në administratën e institucioneve të Kosovës mund të bëhet nëse vërtet do të zbatohen normat ligjore për të profesionalizuar dhe për ta bërë sa më efikase administratën shtetërore.

FSSHCRK-ja pas analizës që i ka bërë Katalogut të vendeve te punës në shërbimin civil të Kosovës ka konstatuar se ka nevojë për reforma në shërbimin civil, por gjithherë sipas normave dhe standardeve që kërkohen për të qenë sa më profesional. Ndërkaq, drafti aktual i katalogut nuk paraqet ndonjë risi në fushën e reformës profesionale, por është më shumë një përshtatje aktuale e vendeve të punës dhe se ka edhe preferenca dhe përshtatje sipas udhëheqësve të njësive.
FSSHCRK nuk do ta përkrahë një reformë të tillë me preferenca, por kërkon qartësim dhe konkretizim të vendeve të punës sipas standardeve që kërkohen për të funksionuar dhe finalizuar një herë e mirë administratën në institucionet e Kosovës. 
FSSHCRK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës të fillojë të zbatojë Ligjin për Pagat e Nëpunësve Civilë,   pasi që ky ligj ka kohë që është miratuar dhe se është dashur të fillojë së zbatuari vite më parë. Ky ligj është neglizhuar tej mase deri më tani nga institucionet e Kosovës dhe tashmë FSSHCRK-ja do të kërkojë me ngulm që të fillojë së zbatuari, sepse ka krijuar pakënaqësi dhe revoltë tek shërbyesit civilë në përgjithësi për mos zbatimin e tij.

FSSHCRK kërkon me këmbëngulësi edhe zbatimin e Rregullores për vlerësimin e shërbyesve civilë ashtu siç është e miratuar. Kemi raste të shkeljes së të drejtave të shërbyesve civilë në vlerësimin e fundvitit, pasi që udhëheqësit iu kanë rekomanduar drejtorëve/kryeshefave etj, që të mos i vlerësojnë zyrtarët me pikë më shumë se 3, ndërsa në rregullore thuhet se shërbyesit civilë mund të vlerësohen për punën e tyre prej pikëve 1 e deri në 5. Ky rekomandim është shkelje e të drejtave të shërbyesve civilë dhe se këtë formë të kundërligjshme FSSHCRK-ja do ta ndalojë dhe në hollësi do ta përcjellë gjatë notimit të shërbyesve civilë. Nëse vazhdon kjo formë, FSSHCRK-ja do t’i ndërmarrë të gjitha masat sindikale në bashkëveprim me shërbyesit civilë.

FSSHCRK kundërshton vendimet e njëanshme të mos ngritjes në pozitë dhe koeficient për shërbyesit civilë, ndërsa në disa dikastere kjo gjë ndodhë. Ankesat e shërbyesve civilë në këtë kontest kanë revoltuar shumë një pjesë të shërbyeseve civilë nëpër institucione, të cilëve Ministria e Financave ua ndalon të drejtën. Kurse, kjo ministri ka bërë ngritje të koeficienteve dhe gradimeve në departamentet dhe agjencitë e saj, e në anën tjetër nuk lejon të bëhen ngritje të koeficientëve për shërbyesit civilë nëpër institucione tjera, edhe pse kanë vendime.
FSSHCRK-ja konstaton se ky veprim është monopol për njerëz të caktuar të politikës, që mund të përdoret si formë e manipulimit me shërbyes civilë.







 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)