20 Nëntor 2024

Fshin të dhënat e doganës, shkarkohet nga puna

Prishtinë, 15 qershor - Ali Ismajli, zyrtarë i doganës ka mbetur pa punë, ndërsa ka tentuar që të eliminojë çdo të dhënë që tregonte për manipulimet që janë bërë me futjen e pasaportave pa doganë.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Naim Huruglica para një muaji e ka larguar nga puna Ismailin pasi kishte vërtetuar se ai kishte hyrë në Dhomën e Serverit ku kishte kontrolluar dhe kishte marrë me vete gjithë pajisjen që shërbente për ndezjen e klimave pa të cilat servërat digjen dhe të dhënat zhduken plotësisht.

Ali Ismaili duket se kishte për qëllim që ta linte këtë institucion pa të dhëna dhe të shkaktonte rrëmujë brenda tij, shkruan Tribuna.

“Ismaili ka pasur për qëllim që duke i djegur serverët t’i shkatërrojë ata, dhe njëkohësisht t’i humbë të dhënat për futjen e pasaportave pa doganë dhe për vjedhjen e parave në Pejë. Ai ka dashur gjithashtu që ta sjellë drejtorin e përgjithshëm para aktit të kryer, dhe ta detyrojë Qeverinë e Kosovës që ta shkarojë atë”, tha një burim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)