Fshesë partiake në Administratën Tatimore
Prishtinë, 19 qershor - Vetëm disa ditë i janë dashur ushtruesit të detyrës së drejtorit të Administratës Tatimore për të lëvizuar nga pozita 10 menaxherë. Njoftimi është bërë pa konsultime, analize dhe me emaill.
Nahit Sharku, ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, i kanë mjaftuar vetëm disa ditë në kry të këtij institucioni, për t\'i hyrë fshesë pothuajse pozitave më të rëndësishme që mbaheshin nga menaxherë të ndryshëm në Prishtinë dhe qendra tjera regjionale.
Ky veprim i kryer nga Sharku, i cili u emërua në këtë pozitë nga kryeminsitri i Kosovës, Isa Mustafa, po vlerësohet si `fshesë partiake` e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi mënyra e lëvizjeve të menaxherëve është bërë në mënyrë arbitrare. Menaxheret e levizuar theksojne Nahit Sharku, qe vie nga i njejti vend me ministrin e Financave, Avdullah Hoti,- Rahoveci, po i liron keto pozita per njerez militante te LDK
Ata janë lajmëruar se nuk janë në këto pozita përmes emaillit, fiks në ora 3 e 12 minuta, më pak se një orë para kryerjes së orarit administrativ të punës. Dhe vetëm 30 minuta, iu është lënë menaxherëve kohë që të largojnë gjëra personale dhe të braktisin zyrën.
Radio dhe Televizioni i Kosovës disponon komunikimet elektronike të menaxhmentit aktual dhe personave që U.D Nahit Sharku, i ka lëvizuar nga pozicione dhe i ka degraduar në detyrë, komunikime që do të paraqiten gjatë orëve dhe ditëve në vijimë.
Gjithashtu më vonë do të paraqesim edhe përgjigjën zyrtare të Adminstraës Tatimore të Kosovës për këto lëvizje. Pjesa më e madhe e menaxherëve punojnë në Administratën Tatimore të Kosovës që nga themelimi i saj.
Emailli që largoi nga pozita dhjetë menaxherë, pa asnjë konsultim paraprak dhe pa të drejtë ankese.
Të nderuar kolegë/e,,
Duke pas parasysh kompetencat qe i jepen me nenin 3. paragrafin 3.5 dhe 3.6 te Ligjit Nr. 03/L-222 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat si dhe ne përputhje me nenin 27, 28 si dhe nenin 30 te Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil te Kosovës, si dhe marr parasysh dispozitat që dalin sipas Rregullores Nr. 06/2010 për Transferimin e Nëpunësve Civil, U.d Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore te Kosovës , pas takimit të mbajtur me Menaxhmentin e Lartë të ATK-së të dates 03 dhe 04.06.2015 merr këtë vendim mbi:
1. Transferimin e përkohshëm të z. Valdet Bektashi nga pozita e Menaxherit Regjional në Gjilan në pozitën Menaxher Operativ i Mbledhjes së Detyrueshme;
2. Transferimin e përkohshëm të z. Shaqir Totaj nga pozita e Menaxherirt Regjional në Prizren në pozitën e njëjtë Menaxher në Divizionin për Planifikim dhe Performancë në Drejtorinë e Përgjithshme të ATK-së;
3. Transferimin e përkohshëm të z. Fikret Ibrahimi nga pozita e Menaxherit Regjional në Ferizaj në pozitën e njëjtë Menaxher në Divizionin e Buxhetit në Drejtorinë e Përgjithshme të ATK-së;
4. Transferimin e përkohshëm të z. Avdi Jakupi nga pozita e punës Menaxher i Divizionit të Buxhetit në pozitën e njëjtë Menaxher Regjional në Ferizaj;
5. Transferimin e përkohshëm të z. Hamdi Hoxha nga pozita e punës Menaxher Regjional në Prishtina 3 në pozitën e njëjtë Menaxher Regjional në Prishtina 1;
6. Transferimin e përkohshëm të z. Ferid Sylejmani nga pozita e punës Menaxher Regjional në Prishtina 1 në pozitën e njëjtë Menaxher Regjional në Prishtina 3;
7. Transferimin e z. Tefik Ujkani nga pozita e punës Menaxher i Divizionit për Planifikim dhe Performancë në pozitën e njëjtë Menaxher i Projektit ZGJONA;
8. Emërimin e z. Fehim Hoxha, nga pozita e punës Udhëheqës Ekipi të Kontrollit në pozitën e punës ushtrues detyre i Menaxherit Regjional në Prizren;
9. Emërimin e z. Alban Qerimi, nga pozita e punës zv. Menaxher Regjional në pozitën e punës ushtrues detyre i Menaxherit Regjional në Gjilan;
Ky vendim do të fillojë se zbatuari nga data 09.06.2015. Të gjithë personat përgjegjës kërkohet qe ti ndërmarrin veprimet e nevojshme per implementimin e këtij vendimi.