07 Nëntor 2024

Fshati Kërrnicë bëhet me rrugë të asfaltuar

Klinë , 18 korrik - Banorët e fshatit Kërrnicë të Klinës deri tash kanë kaluar nëpër rrugë më zhavorr e të dëmtuar. Nga tani do ta kenë më të lehtë qarkullimin nëpër rrugët e fshatit të tyre dhe atë që e lidh me qendrën e Klinës dhe fshatin Shtupel e Klinavc.

Asfaltimi i rrugës kryesore dhe disa rrugëve nëpër fshat, bashkëfinancim i Ministrisw sw Infrastrukturws dhe Komunës së Klinës, banorëve të Kërrnicës , do të ju krijoj lehtësi edhe në punimin e tokave të tyre.

Punimet i ka përcjelle kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili uroi qytetarët e kësaj ane për këtë rrugë e cila do t’ua lehtësoj atyre qarkullimin, duke ua shkurtuar edhe kohën për t\'u lidhur me fshatrat tjera dhe me vetë qytetin e Klinës.

“Në komunën e Klinës, vazhdojmë të realizojmë atë që ua kemi premtuar qytetarëve, respektivisht të krijojmë kushte më të mira për jetesë, duke investuar në infrastrukturë dhe në sfera tjera. Me këtë investim, ne e plotësuam një kërkesë të kamotshme të banorëve të fshatit Kërrnicë duke vazhduar me përpjekjet tona që të gjithë qytetarëve të komunës, tu krijojmë kushte jete përafërsisht të barabarta, pavarësisht nëse jetojnë në mjedise urbane apo rurale”, ka thënë me këtë rast kryetari Bashota.

Faza e parë e kësaj rruge përfshinë 2.856 metra ku janë investuar 116 mijë euro ndërsa faza e dytë 900 metra rrugë të asfaltuara që kanë kushtuar 29 mijë euro. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)