15 Maj 2024

Frenohet rritja e ekonomisë kineze për 2012

Pekin, 7 janar - Kina do të mbetet edhe për këtë vit që sapo ka filluar, njëri nga motorët kryesorë të ekonomisë botërore. Por kohët e rritjes ekonomike pa kufi, kanë marrë fund edhe për gjigandin e ekonomisë botërore.

Vjeshta që shkoi ishte e mbushur me lajme jo të mira për ekonominë e Kinës. Për herë të parë, prej tre vitesh ra prodhimi industrial, eksportet u frenuan. Ndërsa inflacioni mbeti i lartë, në shifrën 4,2%, megjithëse shënoi një rënie të lehtë.

Edhe ky vit nuk pritet të jetë i lehtë për gjigandin ekonomik. Para së gjithash, kriza e borxheve në Evropë, partnerit më të rëndësishëm tregtar të Kinës, ka sjellë shqetësime të mëdha në Pekin. Banka Botërore llogarit një rritje ekonomike prej 8,4% për Kinën në vitin 2012. Kjo është rritja më e dobët ekonomike që prej dhjetë vitesh.

Kryekonomisti i Industrial Bank në Shangai, Lu Zhengvei nuk është edhe aq pesimist, por këtë shqetësim e ndan edhe ai.

“Unë e shoh zhvillimin ekonomik në Kinë këtë vit shumë pozitivisht. Por do të ketë edhe sfida. Mendoj se përqindja e rritjes ekonomike do të qëndrojë aty tek 9%-i, diçka më e ulët se në vitin e kaluar. Ekonomia do të mbetet e stabilizuar, nëse politika nuk pëson ndonjë ndryshim të madh. Por ajo që më shqetëson mua, është tregu imobiliar, dhe kursi i këmbimit të jenit.”

Çmimet e tregut të imobilieve, pas një faze të rritjes së pafre, kanë filluar të ulen tashmë në Kinë. Dhe nëse tullumbacja pëlcet, atëherë edhe prognozat më të mira do të dalin jashtë loje.

Nëse vlera e jenit do të vazhdojë të rritet me shpejtësi, sipas llogaritjeve, shumë firma eksporti do të falimentonin.

Produktet e tyre në tregje do të ishin më të shtrenjta. Por pikërisht këtë, një rivlerësim të shpejtë të valutës kineze të mbajtur qëllimisht të ulët, kërkon Washingtoni.

Kina nuk do të dorëzohet në këtë pikë. Mbështetja e rritjes ekonomike në vitin 2012 është prioriteti kryesor në politikën ekonomike të Pekinit. Dhe jo edhe aq luftimi i inflacionit. Por konsiderohet i mundur një lirim i politikave monetare.

Kina nga ana tjetër do të përpiqet të balancojë ekonominë e saj, duke ulur varësinë nga eksporti dhe investimet, si edhe duke forcuar tregun e brendshëm.

Në marrëdhëniet e jashtme, ky vit do të na nxjerrë në dritë më shumë se kurrë konfliktet ekonomike mes Kinës dhe SHBA-së, me paditë anti-dumping, gjobat e doganave, dhe kërcënimet për luftë tregtare.

Feng Jun, drejtor i Qendrës së Shangait për Çështjet e Organizatës Botërore të Tregtisë sqaron: “Si superfuqi ekonomike në rritje, Kina po zmadhon edhe pjesët e saj të fitimit në tregjet botërore. Kjo patjetër që sjell zvogëlimin e pjesës së fitimit për vendet e tjera, sepse tregu botëror nuk rritet me aq shpejtësi sa ekonomia kineze. Mendoj se Kina, nuk duhet t\'i provokojë edhe aq vendet e tjera. Kjo është temë shumë e ndjeshme.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)