Frangu i fuqishëm rrezikon 100 mijë vende pune
Bernë, 27 qershor - Frangu duhet të lidhet përkohësisht me euron, për faktin se rritja e fuqisë së monedhës zvicerane rrezikon vetë ekonominë e Zvicrës. Kështu ka thënë kryetari i Partisë Socialdemokrate, Christian Levrat në një intervistë dhënë gazetës Der Sonntag.
Duke e thënë këtë, Levrat është bërë kryetari i parë i një partie qeveritare që ndërmerr këtë hap.
Ne duhet të marrim masa urgjente për t`iu përshtatur zhvillimeve të muajve të ardhshëm, ka thënë ai. Për shkak të forcës së frangut, ekonominë e këtushme, sipas tij, e kërcënon një rënie e porosive për prodhimet zvicerane.
Janë në rrezik 100 mijë vende të punës ka thënë Levrat.
Shqetësimet lidhur me uljen e vlerës së euros anë ardhur duke u rritur sidomos ditëve të fundit kur një euro kushton 1.19 franga.