20 Nëntor 2024

Francë, rritja ekonomike e e pamjaftueshëm për shmangien e papunësisë

Paris, 12 gusht - Ministri francez i Ekonomisë, Pierre Moscovici rishikoi shifrën e deklaruar mbi rritjen ekonomike të këtij viti, duke vlerësuar se Produkti i Brendshëm Bruto do të lëvizte mes niveleve -0,1 për qind dhe +0,1 për qind, duke theksuar se vendi kishte dalë tashmë nga recesioni.

Qeveria franceze ishte në pritje të deklarimit të një rritjeje prej të paktën 0,1 për qind të ekonomisë së vendit, tashmë e konsideruar unanimisht nga ekonomistët me nivel rritjeje të pamjaftueshëm për shmangien e papunësisë.

"Rëndësi ka që ndryshoi drejtimi i tendencës. Pas dy tremujorësh me shifra negative të rritjes ekonomike, tremujori i fundit i vitit 2012 dhe ai i parë i vitit 2013 si dhe tremujorët e parë e të dytë të vitit 2013 do të shënojnë një tendencë rritjeje pozitive", tha ai.

Ministri francez i Ekonomisë, Moscovici tha për të përditshmen "Nice Matin" se buxheti i vitit 2014, që do të publikohet pas disa javësh, do të parashikojë një rritje prej 0,3 për qind të PBB-së, kryesisht si pasojë e zbatimit të politikave fiskale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)