Francë, rritet papunësia për 10 për qind
Paris, 6 dhjetor - Niveli i papunësisë është rritur për 10 për qind në qytetet e mëdha të Francës.
Sipas faqes së internetit të gazetës franceze Lupvan, njoftohet se ekspertë francezë kanë thënë se niveli i papunësisë në qytetet e mëdha të Francës ka kaluar 10 përqindëshin.
Nadin Rulujiki, zyrtar i një instituti për kërkim të punës, në lidhje me këtë ka thënë: Niveli i papunësisë për herë të fundit ka kaluar 10 përqindëshin në vitin 1993 dhe në atë viti reagimi i të papunëve ishte shumë i ashpër.
Sot të papunët kanë humbur shpresën se do të gjejnë punë kështu që më edhe nuk bëjnë përpjeke në këtë drejtim.
Raporti i institutit kombëtar të statistikave dhe studimeve ekonomike të Francës INSEE tregon se niveli i papunësisë është rritur vazhdimisht gjatë 18 muajve të kaluar dhe sipas statistikave të fundit të publikuar në këtë vend, thuhet se 3.7 milion njerëz janë të pa punë në Francë.