16 Janar 2025

Francë, rrezohet taksa prej 75% mbi fitimet për të pasurit

Paris, 30 dhjetor - Gjykata Kushtetuese në Francë rrëzoi taksën e 75% mbi fitimet për të pasurit, të miratuar më parë nga parlamenti me kërkesë të presidentit socialist, Francois Hollande.

Taksa, e cila provokoi një valë kritikash nga të pasurit, një pjesë e të cilëve kërcënuan me zhvendosjen jashtë vendit, ishte e aplikueshme për të gjithë ata që fitojnë më shumë se një milionë euro në vit.

Megjithatë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të konsiderohet si një fitore për të pasurit, pasi ajo nuk rrëzoi thelbin e taksës, por mënyrën se si ishte formuluar ajo.

Ligji i miratuar shprehej se taksa do të aplikohej për invididë, ndërsa në bazë të kushtetutës, ajo mund të vendoset vetëm për familje apo njësi të banueshme.

Në një koment mbi vendimin e gjykatës, presidenti Hollande u shpreh se qeveria e tij do të ripunojë për të bërë të pranueshme këtë rritje të taksës mbi fitimin, për më të pasurit në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)