Francë papunësia kalon mbi 3 milionë
Paris27 shtator - Pragu simbolik i tre milionë të papunëve, rreth 10 për qind e popullsisë aktive, kaloi zyrtarish kufirin në muajin gusht, për herë të parë që prej vitit 1999, njoftoi sot Ministria franceze e Punës.
Numri i punkërkuesve pa asnjë aktivitete është rritur në 3 011 000, një rritje me 23 900 persona (+0,8 për qind në një muaj).
Duke përfshirë të regjistruarit në punë që ushtrojnë një aktivitet të reduktuar, 4 494 600 persona kërkojnë një punë në metropol (+40 800 në raport me muajin korrik), një rekord që prej fillimit të statistikave krahasuese në vitin 1991.
\"Kjo është shumë dëshpëruese\'\', deklaroi ministri i Punës, Michal Spain duke ia adresuar këtë shifër ish-qeverisë së djathtë të Nicolas Sarkozy.
Përgjegjësia për të ardhmen e qeverisë së re është zbatimi i politikave për limitimin e efekteve të planeve sociale dhe zhvillimin e mjeteve në favor të punësimit\'\', shtoi ai.