28 Prill 2025

Francë, numri i të papunëve arrinë në 3.2 milionë

Paris, 27 prill - Edhe Franca, rezulton një nga vendet me papunësinë më të madhe në eurozonë, pasi të dhënat e muajit të kaluar treguan rritje të konsiderueshme.

Tashmë, janë rreth 3.2 milionë të papunë në Francë, 11.5 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Niveli në fjalë është më i larti që kur nisën të mbahen të dhënat për papunësinë, në janar 1996.

Duke folur gjatë një vizite që po zhvillon në Kinë, presidenti francez, Fransua Hollond tha se prioritet i Qeverisë së tij është të vendosë nën kontroll rritjen e papunësisë.

Shifrat flasin gjithashtu për problemet e rënda që përndjekin ekonominë  e eurozonës, pasi më herët edhe Spanja raportoi për papunësi rekord në mes të recesionit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)