Francë, mbajtja e notes AAA do të ishte mrekulli
Paris, 21 dhjetor - Mbajtja e vlerësimit me tre A nga Franca, më i miri i mundshëm i agjencive të vlerësimit financiar, do të ishte një mrekulli, u shpreh sot presidenti i Autoritetit francez të tregjeve financiare, AMF, Jean-Pierre Jouyet.
"Mbajtja e vlerësimit do të ishte një mrekulli, por dëshiroj ta besoj", deklaroi ai në një konferencë shtypi, ndërkohë që vlerësimi i Francës është i kërcënuar nga agjencitë e vlerësimit.