23 Dhjetor 2024

Francë do të investojë 35 miliardë dollarë për novacione dhe prodhim

Paris, 13 tetor - Presidenti francez Emmanuel Macron paraqiti sot planin e tij “Franca 2030”, sipas të cilit do të investohen rreth 35 miliardë dollarë për novacione dhe studime për një sektor industrial të qëndrueshëm, pa karbon dhe më produktiv.

Franca synon që deri në vitin 2030 të jetë udhëheqëse në botë në sektorin e hidrogjenit të gjelbër dhe ndërtimin e reaktorëve më të vegjël bërthamorë, në kuadër të një plani investimesh prej rreth 35 miliardë dollarësh me synimin për zhvillimin e sektorit të prodhimit dhe novacionit, tha Presidenti Emmanuel Macron.

Gjashtë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, zoti Macron tha se udhërrëfyesi i quajtur ‘Franca 2030’, do të garantonte eliminimin masiv të karbonit në industrinë e vendit dhe do të mundësonte inovacion dhe më shumë prodhim të sektorëve që merren me ndërtimin e shtëpive, prodhimin e makinave, zhvillimin e biomjekësisë dhe energjinë.

Ndërsa numëroi disa nga objektivat kryesore të planit të tij, zoti Macron tha se deri në vitin 2030 Franca do të ndërtojë një aeroplan që çliron sasi shumë të ulët karboni, një reaktor të vogël modular si dhe dy fabrika për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër. Gjithashtu plani i tij parasheh prodhimin e një numri të madh makinash elektrike.

“Ne duhet të punojmë njëkohësisht për novacion dhe industrializim, nuk mund të zgjedhim midis njërës apo tjetrës, duhet të punojmë në dy drejtime. Kjo nënkupton që kërkohet investim i madh i fondeve publike dhe private. Na duhet një vend që prodhon më shumë”, tha zoti Macron para një grupi sipërmarrësish.

Ai tha se plani u jep rol kyç kompanive të vogla dhe efiçente të cilat përkrah kompanive të mëdha dhe të qëndrueshme do të punojnë për të ardhmen e industrisë franceze.

Duke përmendur mungesën e maskave të fytyrës në fillim të shpërthimit të pandemisë, zoti Macron tha se kriza nxorri në pah dobësitë por edhe mundësitë për zhvillim dhe prodhim industrial.

“Është një tragjedi kur jemi të varur dhe kur nuk ka bashkëpunim. Kjo nuk është mënyra e duhur e të menduarit për ekonominë dhe sistemet tona të prodhimit. Ne duhet të mësojmë nga kriza e COVID-19. Duhet të rindërtojmë bazat e prodhimit të pavarur për Francën dhe Evropën”, tha ai, ndërsa shtoi se novacioni mund të jetë çelësi në garën për udhëheqësin botërorë dhe prodhimtarinë.

Investimi prej 35 miliardë dollarësh është krahas planit të vitit të shkuar prej mbi 1150 miliardë dollarësh ndihmë për rimëkëmbjen e Francës nga pandemia e koronaviusit, një pjesë e madhe e të cilave shkoi në promovimin e politikave të energjisë së gjelbër.

Plani i gjerë është kritikuar menjëherë nga opozita, të cilët i shohin përpjekjet si fushatë zgjedhore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)