Francë, bankat pësojnë rënie deri në 12 për qind
Paris, 2 nëntor - Bankat franceze në Bursën e Parisit kanë pësuar sot një rënie nga 10 deri 12 për qind.
Deklarata e djeshme e kryeministrit grek për zhvillimin e referendumit ka futur eurozonën në pasiguri.
Dje në orën 09:15 Société Générale humbi 12,09 për qind deri 18,68 euro, Credit Agricole (-10,58% deri 5,13 euro) dhe BNP Paribas (-10,05 për qind deri në 29,73 euro).
Le CAC 40 humbi në të njëjtën kohë 3,16 për qind.