15 Maj 2024

Franca zyrtarisht hyn në recesion ekonomik

Paris, 17 dhjetor - Një javë pas takimit të liderëve të BE ku u bë i qartë hendeku i madh mes vendeve të këtij unioni, raportohet se Franca zyrtarisht ka hyrë në recesion.

Gazeta franceze Nouvel Observateur njoftoi se Franca në 3 muajt e fundit të këtij viti si dhe në 3 muajt e parë të vitit 2012 do të ketë rritje ekonomike negative.

Ndërkohë qeveria e Sarkozit ka përpiluar një plan masash të ashpra të kursimit ekonomik që do të shtojë më shumë presionin mbi popullin francez i cili edhe tani është shumë i pakënaqur nga politikat ekonomike të presidentit francez.

Ka spekulime se Franca mund të humbasë vlerësimin e saj “AAA”. Franca për të evituar rënien e kredibilitetit të ekonomisë së saj duhet që deficitin buxhetor që tashmë është 5,7 %, ta ulë në 4,5 % në vitin 2012.

Por shumë ekonomistë janë të mendimit se ulja e deficitit buxhetor do të ndikojë negativisht në rritjen e ekonomisë franceze.

Aktualisht 42 % e francezëve nuk kanë besim tek liderët e Francës dhe Gjermanisë dhe tek aftësia e tyre për zgjidhjen e krizës në Eurozonë.

Por për të mbuluar recesionin ekonomik në Francë, Ministri i Financave të Francës, Francois Baroin po flet për dobësimin e ekonomisë së Britanisë së madhe. Franca është paralajmëruar nga agjencia amerikane e kreditimit “Standards and Poor” se mund të zhvlerësohet për shkak të krizës së borxhit që ka përfshirë eurozonën.

Por ministri Baroin deklaroi se “situata ekonomike në Britani aktualisht është shumë shqetësuese dhe në terma ekonomikë më mirë të jesh francez se anglez”.

Ditën e enjte, kryetari i Bankës Qendrore Franceze, Christian Noyer sugjeroi se, “çdo zhvlerësim duhet të fillojë me Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka deficite, borxhe dhe inflacione më shumë se ne”.

Shefi i Bankës Qendrore Franceze sugjeroi se normat e kreditimit të Britanisë së Madhe duhet të zhvlerësohen para Francës.

Megjithatë duket se Franca zyrtarisht ka hyrë në fazën e recesionit ekonomik dhe kjo u konfirmua edhe nga shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)