16 Janar 2025

Franca zgjat recesionin në Eurozonë

Paris, 21 shkurt - Franca pritet të zgjasë recesionin e Eurozonës për një tremujor të katër radhazi, ndërsa aktiviteti i biznesit regjistroi një rënie të ndjeshme në ekonominë e dytë më të madhe europiane.

Një studim i përqendruar në 5 mijë kompanitë më të mëdha të prodhimit dhe shërbimeve në Eurozonë tregoi të enjten se indeksi i aktivitetit ekonomik ra në nivelin më të ulët në shkurt.

Sipas këtij studimi, indeksi ra në nivelin e 47.3, nga 48.6 në muajin janar, ndikuar kryesisht nga përkeqësimi i ndjeshëm i vërejtur në kompanitë franceze.

Çdo shifër nën 50 tregon për një rënie të aktivitetit ekonomik, i cili është edhe një prej treguesve kryesorë në të cilën bazohen parashikimet për rritjen ekonomike. ”Përkeqësimi i këtij treguesi në muajin shkurt përbën një zhgënjim dhe sugjeron se Eurozona do të kontraktohet për të katërtin vit radhazi”, deklaroi Chris Williamson, një kryeekonomist i grupit “Markit”.

Ekonomia franceze, e dyta më e madhe në Europë pas asaj gjermanes, përjetoi stanjacion gjatë vitit 2012.

Gjatë javës, ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, pranoi në një intervistë radiofonike se Parisi zyrtar po përgatitet që të ulë pritshmërit e tij për rritjen e këtij viti, nga 0.8 për qind në një nivel midis 0.2-0.3 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)