Franca regjistron një rritje ekonomike prej 0,3 për qind
Paris, 15 nëntor - Instituti Kombëtar i Statistikave dhe studimeve ekonomike ka bërë të ditur Franca regjistroi në tremujorin e tretë një rritje ekonomike prej 0,3 për qind në raport me tremujorin e dytë të vitit.
Franca regjistroi në tremujorin e tretë një rritje ekonomike prej 0,3 për qind në raport me tremujorin e dytë, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Statistikave dhe studimeve ekonomike, që kishin rishikuar në rënie zhvillimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë, me 0,1 për qind.
Ministri francez i Financave, Michel Sapin theksoi në një komunikatë se parashikimet qeveritare për një rritje prej 0,4 për qind në 2014 ishin përmirësuar, duke gjykuar se aktiviteti do të mbetej i dobët. Investimet publike ashtu dhe ato private kanë pësuar një rënie prej 0,6 për qind në tremujorin e tretë.