Franca redukton të ardhurat buxhetore
Paris, 9 qershor - Qeveria franceze ka reduktuar të ardhurat buxhetore për këtë shtet. Sipas agjencisë informative France, banka qendrore franceze, ditën e premte ka reduktuar të ardhurat buxhetore për këtë vend gjatë 3 mujorit të dytë të këtij vitit në 0.1 për qind.
Franca si fuqia e dytë më e madhe ekonomike e eurozonës zhvillimin ekonomik të këtij shteti gjatë 3 mujorit të dytë të këtij vitit e kishte vlerësuar më parë të jetë 0.2 për qind.
Analistët ekonomik e kanë cilësuar këtë ulje ekonomike si shenjën e parë të rritjes së recesionit ekonomik në Francë.
Ndërkohë që papunësia në këtë vend gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2012 është rritur me 2 për qind duke arritur shifrën prej 10 për qind të papunësisë