04 Maj 2024

Franca propozon rritje taksash për të pasurit

Paris, 18 korrik - Ligjvënësit e porsazgjedhur francezë kanë filluar punën për vënien në jetë të propozimit të presidentit Hollande për të rritur taksat me synim uljen e defçitit publik. 

Sipas propozimit,  taksa më e lartë do të jetë për super-të-pasurit, për ata që kanë të ardhura mbi 1 milion euro në vit, që pritet të taksohen në masën 75 përqind.

Deputetët e porsazgjedhur të Francës filluan sot sesionin dy javor ku do të shqyrtojnë uljen e borxhit publik.

Qeveria ka propozuar rritje taksash, ndërkohë që përpiqet të barazpeshojë mungesat buxhetore për 2012 dhe të plotësojë kërkesën e Bashkimit Evropian për uljen e defiçitit. 

Klasa e pasur franceze dhe korporatat janë objekt i masave të reja të presidentit Francois Hollande për të ulur defiçitin.

Një normë takse mbi të ardhurat prej 75 përqind për të pasurit dhe shtimi me 5 përqind i taksave për bizneset e mëdha janë në qendër të planit të qeverisë së zotit Hollande në përpjekjet për të siguruar 7.2 miliardë euro.

I ardhur në pushtet me premtimet për të menjanuar masat e rrepta ekonomike si në vendet e të tjera të Evropës, planet ekonomike të zotit Hollande kanë mbështetjen e disave.
 
“Kjo nuk ka të bëjë vetem me të pasurit por edhe bizneset e mëdha që mendojnë se si të sjellin fitime për aksionerët. Unë jam aksioner dhe më pëlqen të fitoj, por po mendoj edhe për ata që nuk kanë asgjë”, thotë një parizian.  
 
Megjithë borxhin publik në masën pothuasje 90 përqind të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm, kundërshtarët politikë të presidentit thonë se masat ekonomike nuk janë të mjaftueshme.
 
“Plani i tyre ka vënë në objektiv më të privilegjuarit, dhe realisht ata do të largohen drejt Anglisë apo vendeve të tjera. Do të jetë klasa e mesme që do të preket kryesisht. Kam mendimin se Francois Hollande nuk e njeh seriozitetin e situatës dhe krizës ekonomike.”
 
Shumë francezë të pasur janë larguar nga vendi. Këngëtari Johny Hallyday dhe ish lojtari i tenisit Guy Forget jetojnë në Zvicër ndërkohë që komuniteti francez në Londër quhet me shaka si qyteti i shtatë më i madh i Francës.
 
Por shuma prej 7.2 miliardë eurosh e nevojshme këtë vit, duket shumë e vogël krahasuar me 33 miliardë të nevojshme vitin që vjen, nëse Franca kërkon të qëndrojë në rrugën për të plotësuar synimin evropian lidhur me pakësimin e defiçitit.

Anketat tregojnë se mbështetja për presidentin e ri ka filluar të bjerë mes frikës se nuk do të jenë vetëm të pasurit dhe korporatat e mëdha që do të ndjejnë efektet e masave të tjera ekonomike që do të pasojnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)