Franca pret 1,5 % rritje të GDP-së për 2010
Paris, 12 shtator - Kryeministri francez, François Fillon deklaroi sot një rritje të parashikimit të rritjes së GDP-së për vitin 2010, në të paktën 1,5 për qind.
"Duhet të kemi një rritje prej të paktën 1,5 për qind për vitin 2010", deklaroi ai.
Qeveria kishte deklaruar edhe më parë se parashikimi i fundit, i bërë prej 1,4 për qind, mund të tejkalohej duke qenë se kishte pasur përmirësime në tremujorin e dytë të vitit, por pa bërë publike shifra.
Vitin e ardhshëm, kryeministri rishprehu parashikimin prej 2 për qind rritje.