Franca, Portugalia dhe Belgjika, pritet ulje e notës së kredisë
Paris, 22 dhjetor - Agjencia Ndërkombëtare e Klasifikimit të Kredive, Moody's, paralajmëroi Francën, Portugalinë dhe Belgjikën për një ulje të mundshme të notës së kredisë.
Pavarësisht risqeve aktuale, Moody's bëri të ditur që për aq kohë sa nuk redukton deficitin buxhetor, Franca, një vend ky që vazhdon të ketë notë të lartë kredie, mund të përballet me ulje të notës së kredisë.
Duke tërhequr vëmendjen mbi mundësinë e dobët të rritjes ekonomike të Portugalisë dhe kostos së saj të lartë të debitimit, Moody's theksoi se këtij vendi mund t'i ulet nota e kredisë me 1 ose 2 shkallë.
Moody's gjithashtu paralajmëroi se një ulje të notës së kredisë mund të pësojë edhe Belgjika, e cila kohët e fundit ka një rritje të konsiderueshme të borxhit publik.
Ndërkaq, pasi uli notën e kredisë së Irlandës, Agjencia Ndërkombëtare e Klasifikimit të Kredive, Moody's, i drejtoi një paralajmërim edhe Spanjës.
Kurse Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj, disa ditë më parë në Samitin e BE-së, deklaroi se do të vazhdojnë të marren masat e duhura për të ruajtur stabilitetin tërësor të Zonës Euro.