05 Nëntor 2024

Franca partnere e rëndësishme në zhvillimin e Kosovës

Prishtinë, 23 shtator  - Ministri i Zhvillimit Ekonomik në detyrë, z. Valdrin Lluka, ka pritur në takim ambasadoren e re të shtetit franceze, znj, Marie Christine Butel e cila ishte e shoqëruar me drejtoreshën e Zyrës Rajonale të Thesarit Francez, me seli në Sofje, Florence Dobelle, të cilën e njoftoi për zhvillimet ekonomike në Kosovës, ecurinë e projekteve franceze në Kosovë si dhe intensifikimin e partneritetit ekonomik mes dy vendeve.

Gjatë takimit, ministri Lluka, ka konfirmuar gatishmërinë e Republikës së Kosovë, për të vazhduar me rritjen e bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve nëpërmjet rritjes së investimeve direkte të investitorëve francez në Kosovë dhe promovimit të produkteve kosovare në Francë.

Në takimi gjithashtu është diskutuar ecuria e implementimit të projektit për ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza për qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit, projekt ky në vlerë prej 86 milionë euro.

Lluka shprehu mirënjohje të thella për kontributin e Francës dhënë për Kosovën dhe përkushtimin për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Nga ana tjetër, drejtoresha Dobelle falënderoi ministrin Lluka për bashkëpunimin e deritashëm dhe shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin edhe më tej në mbështetje të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Edhe ambasadorja Christine Butel, i ka përcjell ministrit Lluka, angazhimin dhe rolin e Francës, për ta përkrahur Kosovën në të gjitha proceset që ndihmojnë Kosovën në zhvillimin ekonomik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)