Franca paralajmëron kolaps në eurozonë
Paris, 9 dhjetor - Ministri francez për Çështjet Europiane Jean Leonetti ka paralajmëruar liderët e Bashkimit Europian se në qoftë se nuk arrijnë të trajtojnë krizën financiare në BE atëherë eurozona do të kaplohet nga një kolaps i rrezikshëm.
Në një intervistë për media ditën e enjte një ditë para takimit të BE në Bruksel, Leonetti paralajmëroi se në qoftë se në takimin e nesërm nuk arrihet një konsensus mbi shpëtimin e euros, atëherë duhet të presim një \"shpërthim\" dhe Evropa do ta shkatërrohet.
Rënia e euros do të ishte një \"katastrofë jo vetëm për Evropën por për gjithë botën,\" citon CNN ministrin francez.
Leonetti gjithashtu kritikoi agjencitë e klasifikimit të kredive të tilla si Standard & Poor \'s (S & P) për atë se doli me një komunikatë pesimiste në një kohë shumë të vështirë ku gjendet BE.
S & P ka paralajmëruar 15 anëtarët e eurozonës duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën se mund të përballen me ulje të mundshme të kredisë.