02 Nëntor 2024

Franca në recesion pas rënies ekonomike prej 5,8 për qind

Paris, 30 prill - Ekonomia e Francës, nën ndikimin e pandemisë së koronavirusit, ra në 5.8 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, rënia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtarë të Statistikave (INSEE), Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e parë të këtij viti në Francë është ulur për 5,8 për qind krahasuar me tremujorin e fundit, ndërkaq ekspertët e ekonomisë prisnin një rënie prej 3,5 për qind.

Ekonomia franceze ra në 0,1 për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, duke e bërë ekonominë e dytë më të madhe të Evropës tani teknikisht të futet në recesion, apo që ka regjistruar rënie ekonomike në dy tremujorë.

INSEE deklaroi se kufizimi i një numri aktivitetesh ekonomike që nga mesi i marsit për të parandaluar përhapjen e pandemisë bëri që PBB të binte në tremujorin e parë.

Rënia e ekonomisë franceze në tremujorin e parë u shoqërua edhe nga ulja e konsumit personal nga familjet dhe një rënie e investimeve në vend.

Sipas INSEE, konsumi i familjeve ra me 6.1 për qind dhe investimet 11.8 për qind.

Qeveria franceze ka thënë se pret që ekonomia e saj të bjerë me të paktën tetë për qind këtë vit, duke bërë që të paralajmërojë një paketë krizash prej 110 miliardë eurosh për të ndihmuar kompanitë dhe punonjësit të cilët ndodhen në vështirësi për shkak të pandemisë.

Ekonomia franceze pati një rënie prej 5.3 për qind në tremujorin e dytë të vitit 1968 gjatë protestave dhe grevave masive të studentëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)