Franca ndjek kursin e ashpër të kursimeve
Paris, 7 nëntor - Për shkak të krizës së euros Franca planifikon ndërmarrjen e masave të tjera për sigurimin e aftësisë së saj paguese në tregjet financiare.
Kryeministri Francois Fillon paralajmëroi mbajtjen e një konference shtypi për këtë të hënë në të cilën ai do të njoftojë për detajet e programit të ri të kursimeve.
Sipas medieve ndër të tjera është paraparë që ngritja e moshës për dalje në pension nga 60 në 62 të bëhet më herët se ç\'ishte planifikuar më parë.
Sipas njoftimeve të tjera qeveria planifikon taksa më të larta për koncernet e mëdha si dhe ngritjen e tvsh-së në gastronomi.