Franca miraton buxhetin e ri
Paris, 28 shtator - Qeveria e Francës ka miratuar buxhetin e ri. Ai do të rrisë ndjeshëm taksat, në përpjekje për të reduktuar deficitin e qeverisë për 30 miliardë euro.
Qeveria shpreson të zvogëlojë deficitin e saj buxhetor nga 4.5 për qind e Bruto Prodhimit Vendor në 3 për qind.
Ky është një buxhet luftues. Një buxhet për të rikthyer shëndetin e vendit. Një buxhet për të luftuar borxhin që nuk ndalon të rritet. Një buxhet për drejtësi sociale. Një buxhet për rritje dhe përgatitje për të ardhmen. Është një buxhet i guximshëm dhe i përgjegjshëm, ka thënë kryeministri i Francës, Jean-Marc Ayrault.
Zyrtarët thonë se dy të tretat e parave për të reduktuar deficitin do të vijnë nga rritja e taksave për familjet e pasura dhe tepricat e shkurtimeve buxhetore.
Kryeministri francez, Jean-Marc Ayrault, ka thënë se rritja e taksave do të ndikojë vetëm te 10 për qind e taksapaguesve francezë.
Kritikët thonë se taksat për të pasurit mund ti largojnë ata nga Franca.