19 Nëntor 2024

Franca kërkon nga BQE ta bëjë euron më pak gjermane

Paris, 23 tetor - Franca mendon se kursi i euros është i lartë, sepse politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) është tepër e shtrënguar dhe se zhvillohet në bazë të interesave të Gjermanisë.

Për këtë deklaroi në një intervistë për botimin \"Le Parisien\" Ministri i Industrisë i Francës, Arnaud Montebourg.

Sipas fjalëve të zyrtarit të lartë, në rast të zvogëlimit të vlerës së euro me 10 për qind kundrejt dollarit mirëqenia e Francës do të rritej me 1.2 për qind, ndërsa ekonomia e vendit do të krijonte 120 mijë vende suplementare pune.

Ndërkohë që në rast të humbjes 20 për qind të kostos së euros, deficiti buxhetor i vendit do të bjerë me 20 për qind dhe në Francë do të krijohen 300 mijë vende pune.

Ministri deklaroi se euro është \"si shumë gjermane\", ndërkohë që duhet të jetë mbarë evropiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)