Franca kërkon Ministri të Financave për të gjithë Eurozonën
Los Angeles, 8 korrik - Ministri francez i Ekonomisë, Pierre Moscovici ka bërë thirrje për krijimin e ''një Ministre të Financave për të gjithë zonën euro", që do të kryesojë eurogrupin dhe që do të ishte njëkohësisht Komisariati Evropian për Çështjet Ekonomike.
"Ekziston nevoja që eurozona të jetë më në dukje lidhur me vendime konkrete dhe jo të ndjekë itinerarin e zakonshëm të 17 ministrave të zhvillojnë takime herë par here", theksoi Moscoviçi i cili mbajti një fjalim në Takimin Ekonomik të Aix-en-Provence, në juglindje të Francës.