Franca kërkon dënimin e Standard & Poors
Paris, 27 nëntor - Ministri francez i Financave, Fransoa Baroen deklaroi se agjencia për vlerësimin e aftësive kreditore Standard & Purs duhet të ndëshkohet, pasi dërgoi mesazh të gabuar elektronik në të cilin theksohet se aftësitë e mëdha kreditore të Francës janë zvogëluar.
Kjo na shkakton një dëm të papranueshëm, theksoi Baroen.
Administrata franceze për tregje financiare (AMF) njoftoi se më 10 nëntor ka ngritur një hetim me iniciativën e Baroenit disa orë pasi agjencia kreditore ka dërguar mesazh elektronik për zvogëlimin e rejtingut më të lartë AAA të Francës.
Agjencia më 11 nëntor njoftoi se aftësia kreditore e Francës është ulur gabimisht.