Franca ka miratuar buxhetin për vitin 2014
Paris, 4 dhjetor - Parlamenti i Francës megjithë kundërshtimet e disa senatorëve, ka miratuar buxhetin e shtetit për vitin 2014.
Sipas një njoftimi të gazetës franceze Lupen, deputetët e kuvendit kombëtar të Francës dje me shumicë votash kanë miratuar buxhetin e vitit 2014.
Më herët buxheti i ardhshëm i Francës është kundërshtuar nga anëtarët e Senatit, në të cilin partia në pushtet nuk mban shumicën.
Mirëpo në votimin e zhvilluar dje në kuvendin kombëtar, partia radikalë dhe e gjelbër, me 316 vota kanë dalë fitues përballë partisë uniteti për lëvizje popullore, unioni demokratik, partive të pavarura dhe frontit të majtë.
Kundërshtarët e projektbuxhetit në Francë, kanë kundërshtuar projektin e kursimit ekonomik.
Deputetët e partisë opozitare unioni për lëvizjen popullore, pasi kanë kundërshtuar miratimin e buxhetit kanë thënë se do të ngrenë dosje në këshillin kushtetues.
Mos zbatimi i politikave të kursimit ekonomik, ishte një prej premtimeve të presidentit Francois Holonde gjatë fushatës elektorale të vitit 2012.
Presidenti francez akuzohet nga opozita se po e drejton vendin pa patur asnjë program të caktuar.