16 Janar 2025

Franca ka 2,9 milionë persona të papunë

Paris, 8 mars - Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike në Francë ka bërë të ditur se përqindja e papunësisë u rrit me 10,6 për qind në tremujorin e katërt 2012, rreth 0,5 pikë më shumë se në tremujorin e mëparshëm dhe ka arritur tashmë në nivelin më të lartë që prej vitit 1999.

Duke përjashtuar zonën përtej detit, papunësia arriti në 10,2 për qind në tremujorin e fundit.

Përqindja e papunësisë, që mat proporcionin e të papunëve mes personave aktivë, është në rritje që prej vitit 2011.

INSEE theksoi se 2,9 milionë persona janë të papunë në Francën metropolitane duke iu referuar normave të Zyrës Ndërkombëtare të Punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)