20 Nëntor 2024

Franca hyn në recesion

Paris, 15 maj - Franca ka hyrë në recesionin e dytë në katër vjet, pasi ekonomia e saj është tkurrur për 0.2 për qind në çerekun e parë të këtij viti.

Ekonomia franceze është tkurrur në të njëjtën sasi edhe në tremujorin e fundit të vitit 2012.

Recesioni i korrespondon rënies së bruto prodhimit të brendshëm për dy tremujorë me radhë.

Shifrat janë bërë të ditura nga Zyra e Statistikave të Francës.

Ndërkaq, shifrat e Zyrës së Statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, kanë treguar se recesioni në Eurozonë ka vazhduar në çerekun e gjashtë.

“Ekonomia e Eurozonës është tkurrur për 0.2 për qind në periudhën janar-mars, me nëntë anëtare të bllokut në recesion”, ka bërë të ditur Eurostat-i.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)