Franca, Gjermania kërkojnë forcimin e masave në eurozonë
Paris, 22 korrik - Franca dhe Gjermania po bëjnë thirrje për masa ndëshkuese ndaj vendeve që shkelin vazhdimisht kufirin e borxhit të Eurozonës.
Ministrat e financave nga të dy vendet u takuan sot në Paris dhe i dërguan kërkesat në një letër drejtuar Presidentit të Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy.
Si Franca, edhe Gjermania duan një monitorim dhe koordinim më të mirë mes 16 vendeve që përdorin si monedhë Euron.
Ministrja franceze e financave Christine Lagarde dhe homologu i saj gjerman Volfang Shoeble thanë se masat e reja duhet të përfshijnë si sanksionet financiare, edhe ato politike, përfshi ndalimin e të drejtave votuese të shkelësve për çështje të eurozonës.
Shumë ministra të BE-së kanë rënë dakord ti mbështesin shumë nga masat e reja, por disa nga ndryshimet kërkojnë ndryshime në traktatin ku bazohet BE-ja.