19 Nëntor 2024

Franca edhe në të ardhmen do të përkrah fuqishëm Kosovën

Prishtinë, 12 shtator - Ministri i Financave Besim Beqaj priti sot në vizitë zyrtare ambasadoren  e Francës në Prishtinë znj. Maryse Daviet, të cilën e falënderoi për mbështetjen dhe përkrahjen e Francës në të gjitha fazat e zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Ministri Beqaj, duke falënderuar ambasadoren e Francës në Prishtinë Daviet, theksoi se përkrahja dhe ndihma që i është dhënë deri më tani Kosovës është shumë e rëndësishme që të vazhdojë edhe në të ardhmen, meqenëse Kosova si shtet i ri ka nevojë për përkrahje nga partnerët e saj strategjik.

Ai gjithashtu e njoftoi Ambasadoren edhe për gjendjen e përgjithshme  ekonomike në vend, për proceset buxhetore dhe makrofiskale, si dhe për progresin e Qeverisë së Kosovës në përmbushjen e kritereve të Marrëveshjes Stand-By me FMN-në dhe me zhvillimet e fundit për masat e reciprocitetit ndaj masave të ndërmarra nga ana e Maqedonisë.

Me këtë rast në emër të Qeverisë së Kosovës ministri Beqaj e falënderoi Ambasadoren edhe për përkrahjen që shteti i Francës i ka dhënë shtetit të Kosovës për anëtarësimin e saj në institucionet financiare ndërkombëtare.

"E rëndësishme është që në këto momente Kosova të ruaj kredibilitetin e saj ekonomik financiar dhe politik si shtet, duke respektuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri tani me  të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare sepse vetëm kështu mund të shkojmë drejtë integrimit ekonomik evropian", tha ministri Beqaj.

Ambasadorja Daviet shprehu përcaktimin e vendit të saj që sikur edhe deri më tash edhe në të ardhmen do të përkrah fuqishëm Kosovën si në aspektin politik, ekonomik dhe në lëmit tjera. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)