08 Nëntor 2024

Franca e interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën

Prishtinë, 12 tetor - Ministri Avdullah Hoti  priti sot në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë Didier Chabert, të cilin e uroj për misionin e ri dhe shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve,  në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave.

Me këtë rast, ministri Avdullah Hoti dhe ambasadori Didier Chabert diskutuan mbi zhvillimet e fundit ekonomike e fiskale në Kosovë, si dhe për mbështetjen e Qeverisë së Francës për projekte të ndryshme të cilat tashmë vetëm janë në proces e sipër, siç është projekti për përpunimin e ujërave të zeza për Rajonin e Prishtinës.

Ministri Hoti duke shprehur falënderimet për përkrahjen që shteti francez i ka dhënë Kosovës, theksoi se Qeveria e Kosovës është duke bërë reforma shumë të mëdha sa i përket krijimit të kushteve për thithjen e investimeve nga jashtë përmes ndryshimit të politikave fiskale dhe aprovimit të ligjeve të reja në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, si dhe luftimin e ekonomisë joformale në vend.

Ndërsa, ambasadori i ri i Francës në Kosovë Didier Chabert, duke falënderuar Ministrin Hoti për pritjen u shpreh se interesimi i shtetit të Francës është për zgjerimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në shumë sektorë, në mënyrë të veçantë në ekonomi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)