Franca e Gjermania dakord për ndihmën financiare për Greqinë
Paris, 21 korrik - Gjermania dhe Franca pak orë para samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të euro-zonës kanë rënë dakord për të qenë në një pozicion të përbashkët për krizën e borxheve në rastin problematik të Greqisë.
Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy kishin folur më parë për disa orë me presidentin e Bankës Qendrore Europiane Jean-Claude Trichet që kishte udhëtuar nga Frankfurti për në Berlin.
Rezultati i përbashkët i këtij takimi do të ndikojë tek presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy në konsultimet që zhvillohen në Bruksel, bëjnë të ditur burimet zyrtare nga Berlini.
Samiti i posaçëm i zonës së euros do të vendosë për paketën e re të ndihmës financiare për Greqinë e zhytur në borxhe.