05 Nëntor 2024

Franca e gatshme që ta mbështesë Kosovën në projektet për zhvillim

Prishtinë, 24 shtator  - Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur në takim kurtuazie ambasadoren e re të Francës në Kosovë Marie Christine Butel, ku diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional.

Me këtë rast, Ministri Hamza e uroj Ambasadoren Butel për pozitën e re dhe e falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme që shteti francez i ka dhënë deri më tani Kosovës përmes projekteve të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit.

Ndërsa, ambasadorja e Francës në Kosovë Marie Christine Butel falënderoi ministrin Bedri Hamza për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të Francës për mbështetjen dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës edhe në të ardhmen, sidomos në projektet e përbashkëta të cilat tashmë janë në proces të zhvillimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)