Franca do të shtyp bono thesari me vlerë 8 miliard euro
Paris, 27 maj - Qeveria franceze për ti bërë ballë krizës financiare do të shtypë bono thesari me vlerë 8 miliard euro.
AFP njoftoi se këto bono do të hidhen në tregjet financiare duke filluar nga 29 Maji.
Ky veprim i Parisit pritet të irritojë Berlinin, pasi qeveria gjermane ka kundërshtuar shtypjen e bonove të thesarit nga vendet e Eurozonës.