Franca do të ngrijë një miliard euro për ekuilibrimin e buxhetit
Paris, 28 qershor - Qeveria franceze do të ngrijë një miliard euro shpenzime të ministrive, që do të angazhohen deri në fund të vitit në kuadër të përpjekjeve për ekuilibrimin e buxhetit të vitit 2012, konfirmoi ministri i deleguar i Buxhetit, Jerome Cahuzac.
\'\'Kryeministri Jean-Marc Ayrault theksoi se disa shpenzime që ishin parashikuar nuk do të kryheshin menjëherë dhe do t\'i nënshtroheshin tashmë një ngrirjeje të aplikuar\'\', deklaroi Cahuzac për BFM TV.
\"Çdo ministër do të kontribuojë (...) Një miliard euro shpenzime, që duhej të përdoreshin deri në fund të vitit, do të bllokohen, përveç ministrive të gjykuara si prioritare, domethënë ato të Arsimit, Drejtësisë dhe ajo e Brendshme\'\', shtoi ai.