Franca do të mbikqyrë pasuritë e personaliteteve të famshme
Paris, 21 dhjetor - Në Francë është themeluar një grup pune i Asamblesë Kombëtare për çështjet "e shmangies së taksave", për shkak të rezonancës së gjerë që ka shkaktuar në opinionin publik vendimi i aktorit Gerard Depardieu për tu larguar në Belgjikë, informon faqja e Internetit e revistës franceze "Le Nouvel Observateur".
Grupi i punës do të mbledhë informacion çdo javë mbi asetet që zotërojnë personat, emrat e të cilëve shfaqen shpesh në media.
Për më tepër se kaq, theksohet se qëllimi i grupit të themeluar nuk është "gjuetia" e njerëzve të pasur, por harmonizimi i politikave fiskale në kohën e krizës ekonomike.