08 Nëntor 2024

Franca dhe Gjermania të hapura për reformimin e eurozonës

Berlin, 28 mars - Kandidati i socialistëve francezë për presidencialet, Benoit Hamon pas takimit që pati në Berlin me Angela Merkel tha se kancelarja është e hapur për demokratizimin e vendimeve që merren në zonën euro.

Hamon propozon të zëvendësojë Eurogrupin, forumi i ministrave të Financave të eurozonës, me një asamble të re të përbërë nga deputetë të dalë nga Parlamentet kombëtare dhe nga Parlamenti Evropian.

Ky forum do të jetë kompetent në çështjet e buxhetit apo të politikave të harmonizimit fiskal dhe social.

“Kancelarja mi shprehu rezervat që ajo mund të kishte në aspektin juridik dhe mbi vështirësinë politike për të aplikuar një zgjidhje të tillë, por nuk e mbylli portën për diskutim që për mua është një pikë pozitive”, deklaroi për median Hamon, pas takimit me Merkel në Kancelarinë gjermane në Berlin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)