Franca dhe Gjermania plan për të dalë nga kriza e borxheve
Paris, 3 dhjetor - Franca dhe Gjermania po punojnë mbi një plan të përbashkët për të dalë në mënyrë të qëndrueshme nga kriza e borxheve.
Presidenti i Francës Nikola Sarkozi pasi cilësoi se kanë hyrë në një periudhë të re ekonomike, u bëri thirrje vendeve të zhvilluara që të përshtaten me rendin e ri.
Kancelarja gjermane Angela Merkel gjithashtu pasi paralajmëroi se zgjidhja e krizës në eurozonë do të zgjasë, theksoi domosdoshmërinë e unionit financiar.
Gjermania dhe Franca janë vendet lokomotivë të eurozonës së formuar nga 17 vende.
Presidenti i Francës Nikola Sarkozi deklaroi se dy vendet po drejtojnë punimet konsultuese në lidhje me temën e një marrëveshjeje të re në Evropë, për të siguruar një unitet më të fuqishëm financiar, si dhe bëri të ditur se kanë bërë një sërë propozimesh për këtë temë.
Sarkozi i bëri thirrje popullit përpara samitit të liderëve evropianë të javës së ardhshme, ku nënvizoi edhe njëherë se për të siguruar stabilitetin e Evropës Gjermania dhe Franca duhet të bashkohen dhe të bashkëpunojnë.
Sarkozi bëri thirrje për një rend më të ngurtë financiar dhe për vendosjen e rregullave më të rrepta për vendet, që nuk i përmbahen këtij rendi.
Më pas kjo thirrje u mbështet edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Merkel, që foli në Parkament tha se vendet e eurozonës kanë nevojë për një union financiar, ku të kontrollohen në mënyrë më të rreptë buxhetet e tyre.
Merkel u shpreh se për qeveritë që nuk i përtypin dot rregullat e unionit financiar do të mund të vihen dënime.
Është bërë e ditur se kriza në zonën euro vazhdon të krijojë një mjedis të paqëndrueshëm dhe se propozimet e Gjermanisë së bashku me Francën mund të sjellin përçarje brenda unionit.
Disa vëzhgues bëjnë të ditur se vendet mund të grupohen sipas gjendjes së tyre ekonomike dhe si pasojë e propozimeve të mundshme, si ndryshimi i masave për tu praktikuar kundrejt këtyre grupeve, mund të vijë në rend të ditës shpërbërja.