04 Maj 2024

Franca dhe Gjermania dëshirojnë që Greqia të mbetet në eurozonë

Berlin, 16 maj - Presidenti i ri i Francës, Fransua Holland, është takuar në Berlin me kacelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas bisedimeve, mbrëmë vonë, Angela Merkel tha se diskutimet ishin të dominuara nga situata ekonomike në Evropë dhe kriza politike në Greqi.

Ajo theksoi se Franca dhe Gjermania dëshirojnë që Greqia të mbetet në eurozonë.

Udhëtimi i zotit Holland në Gjermani ishte shtyrë, pasi aeroplani i tij u godit nga rrufeja dhe ai ishte kthyer në Paris, për të fluturuar me aeroplan tjetër.

Fransua Holland, që është presidenti i parë socialist në 17 vitet e fundit, dje e mori presidencën nga paraardhësi i tij, Nikollas Sarkozi, politikan i krahut të djathtë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)