Fox: Nuk mendoj se jam provokuese
Hollywood, 19 qershor - Ylli i Hollywoodit, Megan Fox ka thënë se ajo shpesh prezantohet në mënyrë të gabueshme në media.
Aktorja ka thënë për MTV News se ajo nuk është përgjegjëse për deklaratat kontroverse që ka bërë në të kaluarën, pasi shtypi e ka keqinterpretuar atë.
\"Nuk mendoj se ndonjëherë patjetër kam thënë diçka që ka qenë provokuese. Mendoj se njerëzit marrin deklarata relativisht të sinqerta dhe i kthejnë ata në gjëra provokuese. Njerëzit nuk e kanë idenë si të reagojnë. Nuk është puna se vetë një deklaratë është e egër\", ka thënë Fox.