08 Nëntor 2024

Forumi Ekonomik Kosovë Greqi, mundës të mëdha bashkëpunimi

Prishtinë, 7 mars - Me iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ministrisë së Jashtme të Greqisë, nën organizimin e Odës Ekonomike të Kosovës sot është mbajtur Forumi ekonomik në mes të dy shteteve.

Gjatë Forumit të sotëm u theksua se takimet e tilla kanë për detyrë dhe synim avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, dhe tejkalimin e sfidave përmes krijimit të perspektivave të përbashkëta dhe u vlerësua se ka mundësi të mëdha, akoma të pa shfrytëzuara për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se forumet të tilla shërbejnë për të avancuar dialogun në mënyrë që të hapen rrugë dhe mundësi të përbashkëta për bashkëpunim ndërshtetëror.

“Shumë shpejt do ta kemi edhe përfundimin e autostradës për në Shkup dhe distanca në mes Greqisë dhe Kosovës çdo ditë është duke u minimizuar. Nuk i bëjmë nder dy komuniteteve të biznesit në qoftë se fokusohemi në shkëmbimin tregtar, në vitin 2016 importi nga Greqia ka qenë vetëm 117 milionë, ndërsa eksporti nga Kosova më pak se një milion”, tha ai.

“Prandaj jemi këtu për të avancuar dialogun për të qel mundësi për bashkëpunim dhe atë jo në forma klasike, por në forma të avancuara, të krijimit të koncorsiumeve të përbashkëta të depërtimit në tregje të treta, qoftë në prodhime, qoftë në shërbime dhe në këtë drejtim këtë Gadishull Ballkanik ta promovojmë si gadishull të paqes, të vizionit, të ardhmërisë, dhe të prosperitetit”, ka thënë Gërxhaliu.

Ndërsa, Ambasadorja e Greqisë në Kosovë, Konstantina Athanassiadou, vitin 2016 e ka quajtur vit brilant në kuadër të bashkëpunimit ekonomik Greqi-Kosovë.

“Viti i kaluar ishte vit brilant, sepse sekretari gjeneral në marrëdhënie tregtare ekonomike ka ardhur këtu, menjëherë kemi pasur edhe zyrtarë nga Kosova në vizitë në Athinë. Në shtator z. Murtezaj ka biseduar me zëvendësministrin ekonomik dhe të themi që 2016-ën në Greqi na ka sjell si një gotë me vere të mirë. Presim që të përgatisim shumë forume edhe në të ardhmen për të gjitha pikat e interesit që do të kemi për zhvillimin tonë si dy shtete”, tha ajo.

Zëvendës ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj theksoi rëndësinë e takimeve të tilla dhe tha se vizioni i Kosovës është i paqes, zhvillimit dhe bashkëpunimit, me një orientim drejt Bashkimit Evropian.

Ai tha se Qeveria e Kosovës është e zotuar për një ambient të përshtatshëm për investitorë të huaj dher shprehu pritjen që marrëdhëniet e mira në mes Kosovës dhe Greqisë do të jenë garanci për stabilitet dhe zhvillim .

“Qeveria e Kosovës është zotuar që të krijojë një ambient të duhur për të tërhequr investitorë të jashtëm, me më pak burokraci. Andaj, kjo do të ketë ndikim në krijimin e vendeve të reja të punës. Në vitin 2016 Kosova ka nënshkruar dhe ratifikuar një marrëveshje të rëndësishme siç është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe kjo është me rëndësi sepse është marrëveshja e parë kontarktuale në mes të Kosovës dhe të BE-së. Ne dëshirojmë të bëjmë promovimin e vlerave”, tha Murtezaj.

Ndërsa, sekretari gjenaeral për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, George Tsipras, i ka ftuar bizneset nga dy vendet që të jenë më aktive dhe më këmbëngulëse për bashkëpunim sektorial në dobi të dyanshme.

“Kërkohet nga kompanitë kosovare dhe greke që të jenë më aktive dhe të inicojnë bashkëpunim në fushat dhe sferat e përfitimeve multi-ekonomike. Unë besoj se modernizimi i ekonomisë së Kosovës ka për qëllim përfitimet dhe eksperiencat nga kompanitë greke duke e eksploruar përparësinë e afrimit gjeografik. Ballkani i ofron mundësinë Kosovës të ketë përfitime në biznes, energji, në nivel institucional dhe sfidave të reja regjionale sa i përket zhvillimit, paqes, prosperitetit dhe sigurisë”, theksoi Tsipras.

Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj- Gashi, ka prezantuar para afaristëve potencialin e mundshëm ekonomik të Kosovës për investitorë grekë në fushat me rëndësi, të cilat sipas saj janë fusha minerare, kombinati “Trepça”, fusha e industrisë, fusha e energjetike dhe bujqësia.

Edhe përfaqësuesit e institucioneve vendore, MTI, ATK, Dogana e Kosovës dhe Agjencitë tjera i kanë njoftuar bizneset prezente greke me kushte për të vepruar në Kosovë dhe përparësitë që i ka të bërit biznes në Republikën e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)