Forumi Ekonomik Botëror shpalli 86 vetë si liderë të ri global
Davos, 12 janar - Në mbledhjet e sivjetme të samitit të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) që tradicionalisht organizohet në qytezën Davos të Zvicrës do të marrin pjesë mbi 300 pjesëmarrës të nivelit të lartë nga më shumë se 70 vende të botës.
Në konferencën për shtyp të organizuar në selinë e Forumit Ekonomik Botëror në Gjenevë të Zvicrës u bë e ditur se në mbledhjet e sivjetme që do të mbahen mes datave 17-20 janar do të marrin pjesë Presidenti i Kinës, Xi Jinping, Kryeministrja e Anglisë, Tereza Mej (Theresa May), Ndihmëspresidenti i ShBA-së, Xho Bajdën (Joe Biden), Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko dhe Zëvendëskryeministrja e Rusisë, Olga Golodets.
Në konferencë gjithashtu do të marrin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO), Roberto Azevedo, Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF), Kristin Llagard (Christine Lagarde), kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, Komesari i Lartë i OKB-së për Refugjatë (UNHCR), Filippo Grandi, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Uilliam Lesi Sving (William Lacy Swing) dhe Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Gaj Rider (Guy Ryder).
Forumi Ekonomik Botëror këtë viti shpalli 86 vetë si Liderë të Ri Global.
Në mbledhjen me temë Lidershipi i Përgjegjshëm dhe Përgjegjës që do të mbahet në Davos rreth 3 mijë pjesëmarrës do të debatojnë mbi tema të ndryshme.
Pritet që shumica e liderëve pjesëmarrës në Davos të zhvillojnë edhe takime dypalëshe.