Forumi Ekonomik Botëror publikon raportin për rreziqet në 2014-n
Davos, 18 janar - Forumi Ekonomik Botëror, me seli në Gjenevë të Zvicrës, publikoi \"Raportin e rreziqeve globale 2014\". Në këtë raport paraqiten gjithsej 31 rreziqe në 5 fusha kryesore 10 rreziqet kryesore.
Sipas këtij raporti janë: kriza financiare në ekonomitë kryesore, përqindja e lartë e papunësisë si pasojë e ndryshimit të strukturës së industrisë dhe përqindja e ulët e punësimit, kriza e ujit, mosekuilibrimi serioz i të ardhurave, kontrolli joefikas përballë ndryshimit të klimës, ngjarjet e motit ekstrem, dështimi i qeverisjes globale, kriza ushqimore, dështimi i mekanizmit kryesor financiar dhe mosstabiliteti i thellë politik e shoqëror.
\"Raporti i rreziqeve globale 2014\" vë në dukje gjithashtu se këto rreziqe nuk janë të izoluara, por kanë lidhje të ndërsjellta.
Në raport theksohet se rreziqet globale duhet të zgjidhen vetëm në sferë globale, prandaj palët përkatëse duhet të bashkëpunojnë nëpërmjet sistemit të qeverisjes globale dhe të krijojnë marrëdhënie besimi reciprok, për të siguruar një zgjidhje afatgjatë dhe efikase