19 Nëntor 2024

Formohet sistemi i mbikëqyrjes bankare në BE

Bruksel, 16 tetor - Këshilli i ministrave të Bashkimit Europian (BE), miratoi një mocion për krijimin e një sistemi unik të mbikëqyrjes së sektorit bankar.

Ky është një hap i rëndësishëm i BE-së për bashkimin e sektorit bankar.

Sipas mocionit, Banka Qendrore Evropiane dhe organet mbikqyrëse të vendeve anëtare të BE-së do të jenë mbikqyrësit e sistemit bankar.

Organet financiare të vendeve anëtare të këtij sistemi do të jenë objektet e mbikqyrura.

Sipas parashikimit të Bankës Qendrore Evropiane, ky sistem do të nisë të funksionojë pas një viti. Banka Qendrore Europiane do të ketë kompetencën e mbikqyrjes mbi bankat e euro-zonës.

Nënkryetari i Këshillit të ministrave të BE-së, Ollie Rehn u shpreh në konferencë për mediat se shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Europën Jugore po përballojnë vështirësinë e kredive.

Krijimi i këtij bashkimi bëhet për të zgjidhur diferencimin financiar, për të ringjallur sistemin e kredive, me synim rritjen ekonomike dhe punësimin në Europë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)